Refugjatët shqiptarë dhe serbë kryesojnë për kthimin vullnetar nga Gjermania

 

Gjithnjë më shumë azilkërkues nga vendet e ashtuquajtura të sigurta të prejardhjes po e shfrytëzojnë mundësinë e kthimit vullnetar nga Gjermania. Fjala është për ata persona të cilëve u është refuzuar azili, ndërsa me këtë status janë rreth 99 përqind e ballkanasve që kishin provuar fatin duke hyrë në procedurën e azilit në Gjermani.
 
Pikërisht për këtë arsye edhe numri më i madh i atyre që paraqiten për tu khyer vullnetarisht janë nga vendet si Kosova, Shqipëria, Serbia etj.

Kështu sipas një statistike që ka publikuar pr-online.de e cila i referohet të dhënave nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, në nëntë muajt e parë të këtij viti vetëm nga landi Nordrhein-Westfalen programin për kthim vullnetar e kanë shfrytëzuar 4589 veta. Kjo paraqet një ngritje prej 60 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po ashtu një shifër më të lartë se ajo që është arritur gjatë tërë vitit 2014 (3570), transmeton albinfo.ch.

Grupet që e shfrytëzojnë dukshëm më shumë se të tjerët këtë mundësi janë ballkanasit. Nga landi NRW deri tash janë kther vullnetarisht 1027 shtetas të Serbisë, 966 të Shqipërisë dhe 951 të Kosovës.

Ajo që i nxit ballkanasit të paraqiten për kthim vullnetar është se në këtë mënyrë nuk u ndalohet ardhja e sërishme në Gjermani. Ndërsa ata që presin të kthehen me masa detyruese marrin edhe vendimin që u ndalon hyrjen e sërishme në këtë shtet edhe për 5 vite.

Ndryshe nga ballkanasit, shtetasit e vendeve të tjera si Afganistani joshen për tu kthyer me ndihma financiare.

SHKARKO APP