Refuzimi i festës për mini-shegenin, Vuçiç: Kosova nuk jeton të tashmen, s’ka vizion për të ardhmen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë refuzimin e ftesës së Kosovës për të marrë pjesë në mini-shengenit ballkanik.

Vuçiç tha se politikanët në Kosovë nuk e kuptojnë realitetin ku jetojnë.

Ndërsa shtoi se ata nuk duan të jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë vizion për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Minishengen në Tiranë – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev mbërritën sot në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik, i cili për dy ditë do të zhvillohet në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiç dhe Zaev u pritën nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe takimi ishte informal.

Ndërsa Kosova refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takim.

Presidenti Hashim Thaçi tha se kjo nismë është e pakuptimtë, në një kohë kur sipas tij, Serbia ka bërë gjenocid ndaj kosovarëve dhe ende vazhdon të mos e njohë pavarësinë.

Thaçi tha se përsa kohë nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa takimi i sotëm në Tiranë u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, që e konsideroi non grata presidentin serb në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?