Regjimi ”41bis”, zgjerohet rrethi i të dënuarve që do izolohen
Më shumë izolim për të dënuarit e rrezikshëm. Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar projektligjin për trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve. Ndryshimi i parë konsiston në zgjerimin e të dënuarve dhe të parabugosurve, të cilët do të izolohen duke iu nështruar regjimit të posaçëm ”41 bis”.
Propozimi parashikon izolimin e rreptë edhe për të gjithë ata të dënuar apo të paraburgosur, për të cilët nstitucionet ligjzbatuese kanë informacione se përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe e vazhdojnë veprimtarinë kriminale brenda në burg, me banda ose si pjesë të bandave apo subjekte të tjera kriminale që veprojnë jashtë burgut. Propozimi i dytë konsiston në ngritjen e një strukture speciale policore për monitorimin e zbatimit të regjimit ’41 bis’ si dhe për mbrojtjen e punonjësve të burgjeve që kërcënohen nga të dënuarit.
Pas aplikimit të ”41 bis” gjatë vitit 2019, përfaqësues të administratës së burgjeve janë kërcënuar me jetë nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Tre muaj më parë u kërcënua me jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.