Regjistrimet në universitete, Xhelaj: 75% e kuotave u plotësuan në raundin e parë

Raundi i parë i regjistrimeve në universitete ka përfunduar me rreth 16 mijë studentë të regjistruar, ndërsa janë plotësuar 75% e kuotave. Më të kërkuarat rezultojnë programet e shëndetësisë, arkitekturës, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit.

“Kemi pasur shumë programe të cilat u ezauruan gjatë raundit të parë”, tha drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, duke veçuar Mjekësinë e Përgjithshme, Stomatologjinë, Farmacinë, si dhe Arkitekturën dhe Urbanistikën.

Rreth 5 mijë maturantë që nuk janë regjistruar në asnjë degë do të kalojnë automatikisht në raundin e dytë. “Në datat 15 deri në 17 shtator, të rimbushin formularin A2 me 10 preferenca”, u shpreh Xhelaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket universiteteve private, ai tha se kërkesat vijojnë në të njëjtin trend si një vit më parë, me rreth 30% të studentëve që zgjedhin institucionet private.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?