Regjistrimet/ Rektori Gjata: Maturanët zgjodhën degë dhe universitetet alternative

Konfuzioni dhe pasiguria që shoqëroi maturanët formula e re e pranimit në universitete dhe debati polikë i procesit bëri që qindra të rinj të zgjedhin programe dhe universitete të tjera alternative duke hequr dorë nga preferencat kryesore. Rektori i Universiteti të Mjekësisë bëri këtë analizë në fund të një proces që zgjati disa muaj. Ky universiteti ka rreth 90 kuota të lira, dhe rektori Arben Gjata tha se pret plotësimin e tyre në 3 fazat shtesës të zhvendosjes së vijës së kuqe sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit.

Ministria e Arsimit shtyu me 5 ditë afatin e regjistrimeve pas kërkesës së universiteteve përmes zhvendosjes 3 herë të vijës së kuqe për shkak të 4000 kuotave të lirë në institucionet e arsimit të lartë publik.

Rektorët e Universiteve, në fund të kësaj faze të gjatë të maturantëve po analizojnë pikat e forta dhe të dobta të procesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, pohoi se paniku i raundit të dytë, për maturanët që nuk ishin shpallur fitues bëri që të rinjtë të zgjedhnin programe ose universitetet të tjera alternative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjata: Në flasim për Fakultetin e Mjekësisë absolutisht kanë fituar të gjithë ata që kanë pas mesatare shumë të lartë, por këta që kishin mesatare shumë të lartë në Mjekësi, këta kishin fituar edhe degët e Stomatologjisë, Farmacisë dhe degët e zgjedhura të Infermierisë. Një pjesë e studentëve duke pasur merakun se nuk do të fitonin, atëherë mund të kenë zgjedhur Universitete alternative, nuk e di çfarë degësh.

Në degën e mjekësisë, kuotat janë ezauruar por programe të tjera si farmaci dhe infermieri, logopedi, ka ende kuota të lira.

Gjata: Kemi rreth 92 kuota bosh në total, kemi kuota dhe ka mbaruar numri i aplikantëve.Nuk ka më në listë pritje.Duhet ta bisedojmë dhe të shohim si do të zgjidhet sepse nuk është se nuk ka kërkesa, por me sa duket njerëzit kanë menduar shumë vështirë se do të fitonin në Farmaci dhe nuk paska qenë dhe aq e vështirë për të fituar.

Në mjekësi ka në total 90 kuota të lira dhe sipas rektorit Gjata, do të plotësohen deri në datën 1 nëntor; dita e fundit e kryerjes së regjistrimeve. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?