Regjistrohen 8 raste të reja me COVID-19 në Fier e 1 në Mallakastër, në pritje të përgjigjes së tamponëve

Shkon në 78 numri i personave të prekur nga COVID-19 në Fier. Vetëm ditën e sotme janë zbuluar 8 raste të reja në Fier dhe 1 në Mallakastër.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në listën e personave të prekur me Covid-19 kanë dalë anëtarët e tjerë të familjeve të punonjësve të Hipotekës Fier, një shitëse dhe një tjetër rast në Kuman.

Po ashtu mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes.

SHKARKO APP