Rekord vizitorësh në Muzeun ”Onufri” në Berat, mbi 90 mijë turistë në 9 muaj
Berati vijon që të jetë kryefjalë për turistët, në çdo muaj. Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh gjatë periudhës janar-shtator, me 90,355 turistë vendas dhe të huaj.
Sipas Qendrës Muzeore Berat, vizitorët kanë arritur tre rekorde historike këtë vit, dhe shifra më e lartë ka kulmuar në muajin shtator prej 21,252 vizitorësh.
”Vazhdon rritja e qëndrueshme e vizitorëve vendas e të huaj në Muzeun Kombëtar të Ikonografisë “Onufri me plot 90355 turistë nga fillimi i këtij viti.
Në harkun e një viti janë 3️ rekorde historike në numra vizitorësh brenda një muaji, që kulmuan këtë shtator me 21252 vizitorë”,-bën me dije Qendra Muzeore Berat.