Rekordmeni botëror në futboll tërhiqet nga Kombëtarja dhe shkruan shqip, Xherdan Shaqiri: Faleminderit!

Xherdan Shaqiri është tërhequr nga Kombëtarja e Zvicrës. Futbollisti është me origjinë shqiptare, por që ka përfaqësuar Zvicrën,

Sulmuesi nga Gjilani ka zhvilluar 125 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës me të cilën ka arritur të realizojë 32 gola, duke vendosur edhe një rekord absolut.

Shaqiri është i vetmi futbollist, i cili ka realizuar gol në 3 kampionate botërore dhe 3 kampionate europiane radhazi.

Pas vendimit ka shkruar në rrjetet sociale duke falënderuar edhe në shqip mbështetësit e tij në këto 14 vite. “Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar. Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkruan Xherdan Shaqiri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xherdan Shaqiri (@shaqirixherdan)

SHKARKO APP