Rekrutuesit e xhihadistëve dalin në gjyq: Nuk duam avokat, na mbron Allahu

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur sot procesin gjyqësor ndaj 9 personave që akuzohet për rekrurim të njerëzve, të cilët do të përdoreshin më pas si xhihadistë në luftën e Sirisë dhe Irakut. Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të akuzuarit kanë dalë sot para trupit gjykues. Mes tyre ishin edhe dy imamët, Bujar Hysa dhe Genc Balla, të cilët nuk kanë pranuar as avokat duke u shprehur se i mbron Allahu.

Më tej ata kanë refuzuar edhe disa prej procedurave standarde që bëhen në një proces gjyqësor si ngritja në këmbë kur gjykatësi të thërret emrin. Mbi këta 9 persona rëndojnë disa akuza, ku më e rënda është ajo për rekrutim të rreth 90 shtetasve shqiptarë, të cilët dërgoheshin në Siri për t’ju bashkuar ISIS.  Më poshtë sjellin shkurtimisht akuzat që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë për ta:

“Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”

“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”

“Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

 

Emrat e te akuzuarve:

 

Genci Balla

 

Gert Pashja

 

Bujar Hysa,

 

Orion Reçi

 

Verdi Morava

 

Zeqir Imeri

 

Astrit Tola

 

Edmond Balla

 

Fadil Muslimani

 

Arrestimi i këtyre personave u krye rreth një vit më parë

SHKARKO APP