Rektori i UT: Sivjet 10% më shumë studentë se vjet

Kur ka përfunduar afati i aplikimit për në shkollat e larta të maturantëve të qarkut të Tiranës dhe vijojnë qarqet e tjera, në Universitetin e Tiranës janë në pritje të dhënave nga AKP-ja deri në datën 30 gusht. Pas kësaj date, në sekretaritë e fakulteteve do të bëhet listimi i fituesve sipas kritereve të përcaktuara.

“Kriteri i parë që përbën peshën prej 50% të pikëve të vlerësimit është mesatarja aritmetike e përgjithshme e studimeve të tre viteve, plus edhe të provimeve të maturës. Grupi i dytë është mesatarja e grup lëndëve që i kemi kategorizuar ne me vendim Senati, të cilët përkon me orientimin që ka interes studenti për programin që përzgjedh”, tha rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ai shpjegon se këtë vit në Universitetin e Tiranës ka një rritje me +10% të pranimeve, duke e çuar në 5370 numrin e studentëve të rinj. Shpallja e fituesve do të bëhet nga universitetet deri në datën 10 shtator. Por nëse nuk përmbushen kuotat e pranimit do të ketë edhe një raund tjetër aplikimi .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në raundin e dytë mund të aplikojnë të gjithë, edhe ata studentë të cilët kanë fituar një degë që nuk u pëlqen në raundin e parë, por duhet të mos regjistrohen aty dhe të aplikojnë në raundin e dytë”, vijoi Koni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shpalljes së fituesve, kandidatët duhet të regjistrohen online si dhe te paraqiten fizikisht me dokumentacionin përkatës pranë sekretarive të universiteteve.

Sipas profesor Konit, tarifa e studimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2016 -2017 nuk do të ndryshojë. Ajo varion nga 25 mijë deri 30 mijë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?