Rekursi, Prokuroria kërkon 5 vjet burg për Ardian Fullanin

 

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Ardian Fullanin. Organi i akuzës ka depozituar në gjykatë rekursin për ish-guvernatorin, ku kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin për akuzën e ngritur për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve, i cilësuar si “skandali i vjedhjes së Thesarit”.

Fullani akuzohej për shpërdorim detyre ne dy raste. Palët shpallin konkluzionet për dosjen nën shqyrtim, në të cilën Fullani akuzohet për dy episode. Në të parin, Fullani shikohet si shpërdorues i detyrës përsa kohë shikohet i dyshimtë në mosrespektimin e rregullave dhe udhëzimeve të Këshillit Mbikqyrës, nga moszbatimi i të cilave u shkaktua vjedhja e degës së Thesarit prej 713 milionë lekësh.

Për këtë ngjarje u akuzuan 18 persona, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar përveç kryeinspektores së bankës Elivar Golemi, procesi ndaj të cilës vazhdon ende.

Në episodin tjetër, sërish mbi Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës për hotel “Dajtin”, për të cilin Këshilli i Ministrave ka vendosur shitjen e tij përpara se banka të hapte procedurat e blerjes. Për të dyja rastet, Fullani mori pafajësi.

SHKARKO APP