Renditja spanjolle, ja cili universitetet shqiptar është i pari

Universiteti Bujqësor në Kamëz rankohet në vend të parë nga Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore pranë ministrisë arsimore spanjolle, ndër 35 Universitete publike dhe jo publike në vendin tonë, kjo renditje vjen pas akreditimit një vit më parë nga kompania britanike e kontraktuar nga Ministria e Arsimit.

“Jemi vlerësuar për cilësinë e mësimdhënies, kërkimin shkencor dhe ofrimin e njohurive ndaj të tretëve, fermerëve u japim informacion mbi përbërjen e tokës, ujit, përshtatshmërinë e asaj që duan të kultivojnë”, u shpreh Prof. Dr. Bari Musabelliu, Rektor i UBT.

Universiteti Bujqësor është i vetmi i këtij lloji dhe ai disponon 59 laboratorë si dhe një fermë ku kryhen eksperimentë të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryhen eksperimente që kanë të bëjnë me bimë me perimet, prodhimin e farave të grurit dhe përshtatshmërinë e bimëve në një terren të dhënë”, shton sinkron Prof. Dr. Musabelliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky rankim e vendos Universitetin Bujqësor në elitën e Universiteteve Evropiane dhe botërore si qendër që ofron eksperiencë të gjatë ne fushën e kërkimit shkencor në bujqësi, blegtori, ushqim, veterinari e të tjera./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?