Rëndohet bilanci, 5 viktima nga COVID-19 në 24 orë. Shënohet numri më i madh i infektimeve që nga nisja e pandemisë

154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 971. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë që vijon të rëndohet dhe bilanci i viktimave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën.

114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 616 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 817 të infektuar,

– 208 viktima;

– 3 552 të shëruar,

–  3 057 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1 678 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 367 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 263 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 115 pacientë aktivë,
  5. Fier, 126 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 119 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 102 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 91 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 73 pacientë aktivë,
  10. Berat, 51 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 33 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 39 pacientë aktiv.

SHKARKO APP