Rëndohet bilanci i viktimave të covid/ Prej disa ditësh i intubuar, ndërron jetë 40-vjeçari te “Shefqet Ndroqi”

Një tjetër viktimë është shënuar nga covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se një 40-vjeçar ka ndërruar jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi” , i cili prej disa ditësh ishte i intubuar.

Me ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit numri i viktimave të covid në vend shkon në 214.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja nga covid-19 në 24 orët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?