Rëndohet bilanci. Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Një person i tretë ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Mësohet se viktima ishte transportuar i plagosur në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shoferët e mjeteve “Audi” dhe “Benz”, si dhe një pasagjere. Një prej shoferëve, i identifikuar si Tonin Mhilli ishte oficer në burgun e Peqinit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm kur ndodhi aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?