Rëndohet gjendja e emigrantëve në kufi. Pala greke mbyll sportelet

Situata shëndetësore e disa qytetarëve që kanë tre ditë që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin, është rënduar. Mësohet se disa qytetarë, nga mungesa e ujit dhe ushqimit, është rënduar, duke bërë që të kenë humbje ndjenjash apo këputje. Për këtë arsye, autoambulancat e vendosura në dispozicion të qytetarëve në këtë zonë, i kanë dërguar qytetarët, në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë mediat raportojnë se në orën 23:00 me orën greke, policia e shtetit helen do të mbyll sportelet, për t’i hapur sërish në orën 06:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?