Rëndohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Është rënduar më shumë gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të paradites trupi i tij nuk po reagon ndaj mjekimeve, duke krijuar insuficensë poliorganike.
Tashmë gjendja vlerësohet si e pakthyeshme dhe mjekët thonë se pak janë mundësitë për mbijetesë.
Zougla raporton se orët që po kalojnë janë kritike për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkoppit, i cili ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm.
Mjekët janë përpjekur të heqin nga intubimi kryepeshkopin, por duket se disa prej organeve të tij nuk funksionojnë.