RENEA arreston Delin Hajdarin, autorin e masakrës në Vlorë
Delin Hajdari, autori i masakrës në Vlorë , është arrestuar më shumë se tre vjet nga masakra që ndodhi në zonën e njohur si “Kalaja” pranë “Ujit të Ftohtë”.
Më 28 korrik 2013 a, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17¬vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, humbën jetën në një plazh mjaft të populluar në Vlorë
Operacioni për arrestimin e Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë, më datë 28.07.2013 !
Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.
Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.
Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.-Oranews.tv

