RENEA ”blindon” edhe Vlorën, Vija: Po kërkohen gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt
Pas Shijakut, RENEA ka ”blinduar” edhe Vlorën. Gazetari i kronikës së zezë, Ermal Vija, thotë se policia po kërkon gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt.
Pse po kërkohet në Vlorë për Martinajn? Vija thekson se policia ka patur indicie që disa persona kanë patur kontakt me të dhe mund të japin informacion më të gjerë për gjetjen e tij.
”Janë zhvilluar disa operacione sa i takon gjetjes së gjurmëve të Martinajt. Operacione janë zhvilluar në Vlorë, në Shijak, në Tiranë. Po kërkojnë gjurmë për gjetjen e Martinajt. Deri tani ka qenë e pamundur për të gjetur Martinajn. SPAK-u po kryen hetime pas dëshmive të Dumanit, ku një nga personat është edhe Martinaj, i cili është përmendur se ka ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Martinajt”.