RENEA përfaqëson Shqipërinë me sukses në “SWAT Challenge Dubai 2026”

Dy ekipe të Njësia Speciale RENEA përfaqësuan me profesionalizëm Policinë e Shtetit dhe Shqipërinë në garën ndërkombëtare “SWAT Challenge Dubai 2026”, duke treguar përkushtim dhe aftësi të larta operacionale deri në ditën e fundit të aktivitetit.

Pjesëmarrja e njësive shqiptare të RENEA-s tërhoqi vëmendjen e homologëve ndërkombëtarë dhe nxiti diskutime për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Gjatë aktivitetit, Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si dhe Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, Abdullah Khalifa Al Marri, falënderuan efektivët për profesionalizmin e treguar.

Mund të jetë një imazh i teksti

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të garës, autoritetet e Dubait shprehën interes për nisjen e një procesi bashkëpunimi zyrtar me RENEA-n, në drejtim të trajnimeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira operative. Përfaqësuesit shqiptarë garantuan se kërkesa do t’i përcillet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për shqyrtim dhe miratim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja në këtë sfidë jo vetëm rriti kapacitetet profesionale të njësive speciale, por forcoi edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Policisë së Shtetit, duke konfirmuar standardet e larta të RENEA-s në përballjen me sfida komplekse të sigurisë dhe luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎ΙΔΑ Sy NUAH SALLFNAF FINRF ALBANIA HUNT ALBANIA RENEA نيك 1E‎"‎

Mund të jetë një imazh i teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?