RENEA rrethon “Komunën e Parisit”, snajpera në tarraca

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, në kuadrin e një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.

Emri i të kërkuarit nuk jepet nga Policia, por dyshohet se ka lidhje em vrasjet e fudit që janë kryer në vend. Snajpera janë vendosur në taracat e pallateve.

Informacioni i mbërritur në polici nga qytetarët, ishte se personi në kërkim, fshihej prej disa javësh në një apartament në katin e fundit të një pallati në zonën e “Komunës së Parisit”. Policia kreu kontroll në katin e fundit të pallatit në fjalë, aty ku flitej se fshihej i kërkuari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas kontrollit të kryer nga efektivët e RENEA-s dhe agjentët e Krimeve në drejtorinë e Policisë së Tiranës, rezultoi se personi i dyshuar nuk ishte në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjentët kanë mbledhur prova në apartament, ndërsa më tej pritet të mësohen detaje nga Policia e Shtetit përmes komunikatës për mediat.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një person që është në kërkim si i përfshirë në vrasje, kjo, edhe për vetë praninë e shtuar të forcave të policisë.

Çfarë po ndodh në Tiranë?! RENEA dhe agjentët me snajper aksion tek 'Komuna e Parisit'

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?