FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rënia e euros, qeveria del se është e fituara e madhe

Rënia e euros nuk është lajm i keq për të gjithë. Në një kohë që eksportuesit po rezultojnë si humbësit e mëdhenj nga nënçmimi i monedhës europiane, qeverisë po i lehtësohet barra në borxhin e jashtëm.

Në fund të marsit totali i detyrimeve valutore ishte 5.58 miliardë euro, ndërsa monedha europiane zinte 71.6 për qind të totalit, ndjekur nga valuta e Fondit Monetar Ndërkombëtar me 13.6 për qind dhe dollari amerikan.

“Qeveria ka pasur avantazh në këtë drejtim. Rënia e euros, e cila përkthehet në rënie të interesave i ka dhënë frymëmarrje qeverisë në drejtim të borxhit të jashtëm”,-thotë Klajdi Bregu, pedagog ekonomie në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se rënia e euros duhet të shërbejë si moment ku qeveria të përpiqet të ulë borxhin publik dhe nga ana tjetër të mbështesë ata që preken negativisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?