Rënia e fortë e euros, Konfindustria: Forcimi jo i natyrshëm i lekut sjell pasoja në ekonomi
Konfindustria ka shprehur shqetësimin për rënien e fortë të euros kundrejt lekut.
Sipas Konfindustrisë, shkaku i rënies së euros edhe vendimi i fundit i muajit nëntor 2023 i Bankës së Shqipërisë për rritjen me 0,25% i normës bazë të interesit për Leku-n dhe paralajmërimi për rritje të mëtejshme të pritshme.
“Në javën e parë të muajit dhjetor 2023 Euro është tregtuar në nivel poshtë 101 lek.
Sa më sipër përbën dobësimin më të lartë të Euros kundrejt Lek-ut, duke ju përafruar me shpejtësi nivelit më të ulët historik prej 99-100 Lek të arritur në kulmin e sezonit turistik 2023.
Fluksi turistik në muajin nëntor 2023 është krejtësisht i parëndësishëm për të ndikuar në forcimin e lek-ut. Forcimi jo i natyrshëm i lek-ut ka ndikuar drejtpërdrejtë, që eksportet shqiptare kanë rënë me afër 30% në vitin 2023 dhe sektorët e manifakturës kanë humbje, që shkojnë deri në 100 milionë euro/vit.”- thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.