Rënia e VV në zgjedhjet lokale? Bushati: Luks që të kemi qeverisje 8 mujore pa skandal

Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë. Analisti Andi Bushati thotë se përtej rezultatit, është luks që Kosova të ketë qeverisje 8 mujore dhe të mos ketë asnjë kritikë për korrupsion. Analisti Nurellari përmendi punësimet e familjarëve të politikanëve si mënyrë për të kapur shtetin, pavarësisht se nuk ka skandal për abuzim korruptiv.

Bushati: Sot Kosova është në vaksinime para Shqipërisë. Nuk e di se sa është raporti pandemi-votë.

Nurellari: Erdhi një sasi shumë e madhe prej Covax.

Bushati: Koha e shkurtër është miradministrim. Nëse në një kohë të shkurtër ka kaluar numrin e vaksinimeve që ka kryer Shqipëria, do të tregojë se e ka miradministruar.

Nurellari: Kurti u kujdes që të linte vaksinat për në fund. 130 mijë vaksina AstraZeneca skaduan. Duhej ndërhyrje, përndryshe situata do ishte ende fatale.

Bushati: Votën e kësaj të diele po e shikojmë se si janë mirëqeverisur apo test se si ka qeverisur kabineti Kurti? Nëse e shohim me këtë të dytën mbetemi ende partia e parë në Kosovë. Nëse humbet Prizrenin, padyshim që është humbje por po e shohim si votë për mënyrën se si ka qeverisur Albin Kurti? Unë mendoj që është luks për Kosovën që të kemi qeverisje 8 mujore pa asnjë skandal korruptiv. Unë akoma, edhe nga kritikët më të ashpër në shtyp, nuk e kam dëgjuar apo lexuar kritikën e parë për korrupsion. Kjo në Ballkan është shumë.

Nurellari: Është e vërtetë që nuk ka ndonjë skandal, por ka raste të panumërta të familjarëve që janë të punësuar me procedura të parregullta por ka përpjekje për ta kapur shtetin nëpërmjet militantëve. /Top Channel/

SHKARKO APP