Replika në Facebook/ “Ke për të ik për lesh”, Rama tall komentuesin
Kryeministri, Edi Rama krahas takimeve bashkëbiseduese me qytetarë të zonave të ndryshme, nuk ka hequr dorë dhe nga komunikimin online.
Në faqen e tij në Facebook, komentit të një “demokrati” i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë.
“Bëni reforma deri në fund të mandatit, se për lesh ke për të shku… as azil nuk kanë me të pranu”, shkruan qytetari.
“Une qaj hallin tend se ku mund te shkosh ne jete me kete edukate dhe padije qe ta reflekton maja e gjuhes, prandaj miqesisht te sugjeroj sa me shume libra miku im se iken shpejt koha e s’mjafton nje profil fb per te share e per te bere gallate qe te jetosh si njeri”, i përgjigjet Rama.

KOHA JONË SONDAZH

