Replikat për Luftën në Kosovë, Klosi: Pas akuzave të Mustafës fshihen interesa politike

 

Ish-shefi i shërbimit Informativ shtetëror, Fatos Klosi mohon se Shërbimi Sekret Kombëtar i drejtuar prej tij bashkëpunonte me Serbinë, gjë për të cilën u vu nën akuza nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News Fatos Klosi thotë se Mustafa ka arsye që lidhen ngushtësisht me interesa politike për të fshehur një tjetër të vërtetë të madhe që është e shkuara e tij.

Gjatë intervistës Klosi pranon se ushtria e drejtuar nga Bukoshi, pjesë e së cilës ishte dhe Isa Mustafa ka dështuar në betejën e Kosharës, ku ushtarët lëshuan armët dhe flamurin shqiptar.

Klosi shkon me tej kur flet edhe për rolin e Rugovës në shpalljen pavarësisë se Kosovës. Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendet e huaja Kosova sot nuk do të ishte e pavarur.

Shqipëria sipas Klosit në kohën kur ai drejtonte shërbimin informativ, bashkëpunonte me shumë vende perëndimore , por kurrë me Serbinë dhe vendet e lindjes.

Deklaratat e kryeministrit te Kosoves Isa Mustafa ndaj Klosit si spiun i Serbit, u bënë gjatë një debati televiziv në një media kosovare ku ishte i ftuar.

SHKARKO APP