”Reporterët pa Kufij” pro vendimit të Metës: ”Antishpifja”, përpjekje për të kontrolluar median

Vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend paketën “Antishpifje” të qeverisë ”Rama 2”, është mbështetur fuqishëm edhe nga shoqata ”Reporterët pa Kufij”. Përmes një postimi në “Twitter”, kjo shoqatë thotë se paketa është një përpjekje e qeverisë ”Rama 2”, për të kontrolluar median në vend. ‘

‘Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament dy ligjet e të ashtuquajturës “paketë antishpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh.

SHKARKO APP