Reshje bore në juglindje, si paraqitet situata e rrugëve. Apeli për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Raportohet se në rrugën Boboshticë-Dardhë aktualisht ka reshje dëbore, ndërsa po punohet për pastrim dhe kriposje në të gjithë segmentin.

Mësohet se në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Autoritetet apelojnë që në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Ndërkohë, zonat e tjera më të ulëta janë përfshirë nga reshjet e shiut. Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?