Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës kanë përfshirë Korçën ku trashësia e saj varion nga 5-10cm.

Aktualisht reshjet janë ndërprerë por akset rrugore janë të lira dhe pa problematika përveç rrugës së Dardhës ku nga km 5 deri në km 13 kalimi i mjeteve të vogla, në orët e mëngjesit rekomandohet me zinxhir.

Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, pa energje elektrike janë disa fshatra të Nj.A. Moglicë që furnizohen nga linja e Lekasit.

Ne fushën e Maliqit deri tani nuk janë krijuar probleme. Prurjet e ujit në Lumin e Devollit janë në rënie.

Në Lumin e Dunavecit, dje nga prurjet e shumta te ujit, u shkaktua një gërryerje e një pjesë të argjinaturës, e cila rrezikonte prishjen e një pusete te ujësjellësit të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Korçës.

Në një kohë shumë të shkurter, u realizua ndërhyrja nga DRUK Korce, nga Bashkia Korçë, u krye mbushja e argjinaturës me gurë dhe materiale të tjera inerte.

SHKARKO APP