Reshje debore në Qafë-Thanë, disa rrugë të bllokuar nga shembjet

Ne Aksin Librazhd-F.Stude ka rreth 40cm debore, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit. Segmenti F.Stude – Stebleve eshte i bllokuar.Po punohet per hapjen e tij.
Ne segmentin Librazhd –Q.Thane ka rreth 25 cm bore ne te dyja anet e rruges, por asfalti eshte i paster.
Aksi eshte i kalueshem pa zinxhire.

Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te  rruges ne fshatin Shelcan.

Segmenti Shelcan – Gjinar ka rreth 25-30cm debore. Po merren masa per pastrimin.

Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.

Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – F.Stude.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Te evitohet kalimi nga keto akse. Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.

SHKARKO APP