Reshje dëbore në Tiranë, në mes të pranverës (Video)

Mëngjesi i sotëm ka nisur i acartë në Tiranë. Një rënie drastike temperaturash është shënuar sot, duke sjellë për herë të parë për këtë vit edhe dëborë në kryeqytet.

Ndonëse të gjithë e pritëm në dimër, moti ka surprizuar këtë mëngjes pranvere qytetarët me reshje dëbore.

Videoja e mëposhtme është të regjistruar në një zonë të Tiranës, ku shihen qartë reshjet e dëborës. Ndërkohë, dëbora ka zbardhur edhe Dajtin, ndërsa temperaturat shënojnë te zero gradë.

E pritëm në dimër, por bora erdhi në pranverë! Reshjet dëbore në Tiranë

SHKARKO APP