Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 08°C.

SHKARKO APP