Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 15°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6-7 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 09°C.