Reshje intensive shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Këtë të martë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara.Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova që në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Ndërsa në zona të izoluara do të jenë dhe në formë rrebeshi. Reshjet e shiut më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?