Reshje shiu dhe bore në zonat malore, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë këtë të martë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të shiu.
Në Shqipërinë e mesme dhe jugore, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat e herëpashershme.
Ndërkohë që në veri të vendit do të ketë reshje shiu dhe bore në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor- jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë të gjithë territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në vend kthjellime dhe kalime vranësirash. Por herë pas here pritet të ketë shtim të përkohëshëm të vranësirave duke krijuar mundësi për shira të izoluar në Jug.
Rajoni dhe Evropa
Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Po me reshje shiu do të jenë Ishujt Britanik dhe Qendra e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.