Reshje shiu dhe temperatura të larta! Si do të jetë moti këtë javë?
Edhe kjo javë do të nisë me temperatura mjaft të larta.
Ndërkohë, sipas parashikimit të IGJEUM në disa zona nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.
Parashikimi:
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 33 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 16 / 31 °C.
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

