Reshje shiu e bore gjatë mbrëmjes në Korçë, në rrugën e Dardhës kalimi me zhinxhirë ose goma dimërore

Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë në zonat 1250m mbi nivelin e detit.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëbores arrin nga 5 cm – 8 cm. Aktualisht po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje.

Kalimi i mjeteve nga km 7 – 13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites.

Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore bëhet pa probleme.

SHKARKO APP