Reshje shiu në veri, probleme në aksin Mirditë-Fushë Arrës

Placeholder Image

Gjatë natës, rajoni verior i vendit u përfshi nga reshje të dendura të shiut, çfarë solli dhe rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve mbi rrugë.

Probleme janë shënuar kryesisht në rrugën Mirditë-Fushë Arrës, ku bëhet e ditur se rrëshqitjet vazhdojnë ende.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë vijuar punën për zhbllokimin e pjesëve ku u shënuan rrëshqitja, teksa apelohet për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve dhe turistëve për shkak të rrezikshmërisë së rënies së gurëve nga skarpatet mbi trupin e rrugës.

SHKARKO APP