Reshje të dendura bore në Dardhë, bllokohen turistët

Aksi nacional drejt fshatit turistik të Dardhës në Korçë është bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës.

Dëbora mësohet se arrin në një lartësi prej 6 cm. Mjetet turistike që i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të bllokuar në afërsi të pistës së skive.

Sakaq pritet ndërhyrja e borëpastruesve për normalizim të situatës

SHKARKO APP