Reshje të dendura bore në Korçë, përdorimi i zinxhirëve i detyrueshëm
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 21:30
Në qytetin e Korçës kanë vijuar gjatë natës reshjet e dëborës, duke vështirësuar qarkullimin në rrugë.
Autoritetet bëjnë të ditur se përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm edhe brenda në qytet, pasi prezenca e dëborës është e lartë.
Ndërkohë edhe qarkullimi në akset rrugore, Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Bilisht, Korçë- Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë.
/ora news

