Reshjet e borës dhe stuhia sjell probleme në Gramsh, rrugë të bllokuara, disa fshatra pa energji

Reshjet e dëborës dhe stuhia që ka nisur që prej pasdites se djeshme në Gramsh ka krijuar problematikat duke bllokuar akset rrugore që lidhin njësite administrative me qytetin.

Si pasojë e erës së fort është dëmtuar linjat e tensionit dhe për këtë shkak që prej pasdites së djeshme mungon energjia elektrike në Kukur, Poroçan dhe Lenie.

Në fshatin me të thelle malor Rovje, trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm, ndërsa në disa zona të veçanta shkon edhe deri në 2 metra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtabi i Emergjencave Civile në bashkinë Gramsh kanë nisur një fadromë drejt fshatit Rovjë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Deri ne këto momente nuk ka pasur raste të emergjencave shëndetësore

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?