Reshjet e borës, vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e sotme të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Kombit, se në orët e fundit janë dendësuar rreshjet e dëborës dhe për këtë shkak qarkullimi  në rrugën e kombit duke filluar nga Mirdita deri në Morinë , këshillohet të  kryhet me zinxhirë.

Në rrugën e kombit aktualisht po punojnë katër borë pastruese. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente për të monitoruar trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe  për të parandaluar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që  të zbatojnë kërkesat ligjore,  të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

 

SHKARKO APP