Reshjet e dëborës “pushtojnë” disa akse rrugore
Reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vazhdojnë ende në disa zona të Korçës, përfshirë Boboshticë-Dardhë, Bilisht-Miras dhe aksin Korçë-Voskopojë.
Autoritetet njoftojnë se po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat malore.
Në lartësitë mbi 900 metra, trashësia e borës arrin nga 15 deri në 20 cm në zonat Boboshticë–Dardhë, gjë që kërkon kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.
Autoritetet sugjerojnë që udhëtimet të kryhen vetëm me makina të pajisura për dimër dhe të shmangen shpejtësitë e larta, për të parandaluar aksidentet.
KOHA JONË SONDAZH

