Reshjet e dendura pushtojnë Elbasanin, Bashkia në gatishmëri për çdo situatë

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Elbasanit gjatë orëve të fundit, duke sjellë edhe problematika në disa akse rrugore, ku janë regjistruar rënie pemësh.

Intensiteti i reshjeve ka qenë i pazakontë për qytetin. Rreth 60 mm shi janë regjistruar brenda 30 minutave, duke shkaktuar grumbullime uji dhe rënie të disa pemëve në rrugët e qytetit.

Strukturat e Bashkisë Elbasan, shërbimi zjarrfikës dhe ekipet në terren janë në gatishmëri dhe po vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e akseve të prekura dhe menaxhimin e çdo situate të krijuar nga reshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Elbasan u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve intensive dhe të raportojnë çdo problematikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për çdo situatë emergjente, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 128.

Strukturat bashkiake do të vijojnë monitorimin e situatës dhe janë të gatshme për ndërhyrje në çdo zonë ku do të jetë e nevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2690 (65.1%)
Jo 1442 (34.9%)

Vota totale: 4132