Reshjet e shiut, ndërhyn Bashkia e Tiranës

Grupet e gatshme të ngritura nga Bashkia e Tiranës për të përballuar situatat e ndryshme që shkaktohen nga reshjet e shiut, kanë ndërhyrë gjatë orëve të para të ditës në disa zona të ndryshme të qytetit. Policia Bashkiake ka zhvilluar dhe ndërhyrjet e para, pas informacioneve të marra për problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut në Farkë.  Policia Bashkiake ka ndërhyrë menjëherë në rrugën hyrëse për në komunën e Farkës e cila ishte e bllokuar nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të shiut, duke zhbllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

 Ndërkohë që janë në terren edhe punonjësit e ndërmarrjes së rrugëve, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit apo dhe Zjarrfikëset.

SHKARKO APP