Reshjet e shiut rrisin nivelin e ujit në Durrës, qarkullimi bllokohet në Currila

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së premte kanë shkaktuar problematika në disa zona urbane të vendit, ku më e prekura ka qenë qyteti i Durrësit. Edhe pse bëhet fjalë për një rrebesh shiu të shoqëruar me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar, sasia e ujit ka qenë e mjaftueshme për të krijuar përmbytje në disa nga rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit bregdetar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Në disa lagje, uji ka mbuluar sipërfaqet rrugore, duke krijuar vatra problematike për drejtuesit e mjeteve, ndërsa në pika të caktuara është vërejtur grumbullim i konsiderueshëm i ujërave për shkak të mungesës së kullimit të shpejtë. Situata ka kërkuar kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve, ndërsa autoritetet lokale kanë ndjekur nga afër gjendjen në terren.

Problematikat më serioze janë regjistruar në zonën e Currilave, ku reshjet kanë shkaktuar shkarje të sasive të mëdha të dherave nga kodra përreth. Si pasojë, njëri nga akset e lëvizjes është bllokuar pjesërisht, duke penguar qarkullimin normal dhe duke krijuar radhë automjetesh. Në këtë zonë është dashur ndërhyrje për pastrimin e materialeve inerte dhe rikthimin e lëvizjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm nuk është kufizuar vetëm në Durrës. Reshjet e shiut kanë prekur edhe qytete të tjera të vendit, ku janë raportuar problematika të ngjashme, kryesisht përmbytje të përkohshme dhe vështirësi në qarkullim. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat më problematike dhe pranë akseve rrugore të rrezikuara nga shkarjet e dherave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?