Reshjet intensive në Elbasan, strukturat e Bashkisë në terren për normalizimin e situatës

Reshjet intensive të shiut dhe breshërit që përfshinë qytetin e Elbasanit gjatë pasdites krijuan vështirësi të përkohshme në disa zona të qytetit.
Menjëherë pas nisjes së reshjeve, strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe shërbimet e Bashkisë Elbasan dolën në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku ishte e nevojshme.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ndoqi nga afër situatën së bashku me ekipet në terren, duke koordinuar ndërhyrjet për normalizimin sa më të shpejtë të gjendjes.
Sipas të dhënave të Emergjencave Civile, në një interval prej rreth 38 minutash u regjistruan rreth 40 mm reshje shiu të shoqëruara me breshër. Në disa raste pati përmbytje të bodrumeve dhe rrëzim të disa pemëve, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për eliminimin e problematikave dhe rikthimin e normalitetit.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa strukturat e Bashkisë vijojnë të monitorojnë çdo zonë të prekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Elbasan u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe të raportojnë çdo situatë problematike pranë strukturave përgjegjëse. Ekipet e Bashkisë, Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi do të vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë deri në normalizimin e plotë të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?