FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reshjet/ Përkeqësohet situata në Gjirokastër, rrëzohen disa pisha dhe bllokohet aksi rrugor (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjirokastër. Si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar disa pisha, duke bllokuar kështu rrugën automobilistike Këlcyrë-Tepelenë. Për këtë situatë kanë reaguar edhe autoritetet vendase, të cilat kanë bërë me dije se kanë ndërhyrë Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Këlcyrës për të larguar nga rruga pemët e rëna.

Pas ndërhyrjes, rruga u lirua dhe qarkullimi vijon normalisht. Po ashtu, bëhet me dije se prurjet e lumit Vjosa kanë arritur deri në 2.1 metra. Ndërsa nga ana tjetër, rruga në fshatin Lazarat që u bllokua pak minuta më parë për shkak të daljes së përroit nga shtrati është zhbllokuar.

Sakaq, moti i keq ka “pushtuar” edhe Vlorën. Bashkia e Vlorës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sa më larg akseve problematike sepse ka erëra shumë të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur qytetarë! Duke i’u referuar kushteve meteorologjike do ju luteshim të mbani sa më larg automjetet nga zonat që shfaqin akoma problematik nga shirat e rrëmbyeshme që priten në vazhdim dhe të mënjanoni sa më shumë lëvizjet për shkak të erës së fortë”, ka shkruar Bashkia e Vlorës në “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?