Investimi nga Kushner në Sazan, Rama: Projekti ka ndryshuar, më pak ndërtime! Operatorët turistikë të bëjnë kujdes me çmimet

”Çmimet nuk i vendos qeveria, por tregu”,-tha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi këtë të hënë me operatorët turistikë në Vlorë, ku nënvizoi se investimet në këtë industri kërkojnë vizion e strategji të qëndrueshme.

Rama foli dhe për investimin nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin e Sazanit. Kryeministri tha se negociatat ende nuk kanë përfunduar. Shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull. Rama bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime.

”Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar në proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai paralajmëroi bizneset që të mos abuzojnë me çmime të larta dhe shërbime të dobëta. Sipas tij, një qasje e tillë mund të dëmtojë imazhin e destinacionit dhe të kthehet në “bumerang” për investimet, duke larguar turistët në favor të vendeve si Greqia, Turqia apo Kroacia. Rama nënvizoi se investimet në hoteleri janë afatgjata dhe kërkojnë strategji të qëndrueshme, jo fitime të shpejta. Ai shtoi se Vlora ka potencial të zhvillohet si destinacion ndërkombëtar, ku mund të jetojnë edhe të huaj, duke përmendur sigurinë si një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Qeveria nuk vendos çmimet por po u flas disa të vërteta si dikush që e do këtë qytet dhe dua që çfarë kemi mbjellë ta korrim jo në një stinë por për gjenerata. Vlora ka të gjitha mundësitë si qytet në Portugali, në Spanjë, në Turqi ku të vijnë të jetojnë edhe plot të huaj, është plotësisht e mundur. Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri. Dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo 2 muaj do vijë ajo çdo dy muaj, por nuk jemi akoma në këtë fazë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?