Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Restaurohet fasada e bllokut të pallateve tek Njësia 5, Veliaj: Heronjtë urbanë janë administratorët e pallateve

Aktualitet E martë, 13 Gusht 2019 14:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga një zonë e cila njihej për fasadat e amortizuara të pallateve, për shkak të mos vënies dorë për vite me radhë, falë nismës së Bashkisë së Tiranës me Fondin e Komunitetit, sot i gjithë blloku pranë Rr. “Dhimitër Shuteriqi” e “Ndrek Luca” është transformuar tërësisht. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi pallatin e fundit që iu nënshtrua rehabilitimit, duke krijuar mundësi që projekti të shtrihet edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ai tha se falë bashkëpunimit të komunitetit të zonës, të cilët aplikuan për Fondin e Komunitetit, ky bllok pallatesh ka dalë në dritë. “Është një ditë përvëluese vere, e megjithatë është akoma më i mirë lajmi që një bllok i tërë pallatesh ka dalë në dritë falë kontributit të qytetarëve. Njiheshin si pallatet e Arabit, ishin një njollë turpi në urbanistikën e Tiranës, të bëra në vitet e rrumpallës, vitet ’90, pa plan, pa urbanizim, pa ashensorë, pa kanalizime, pa infrastrukturën e nevojshme. Rikthehemi në një kryqëzim të dy njerëzve të mëdhenj, “Dhimitër Shuteriqi” e “Ndrek Luca”, dhe sigurohemi që blloku që kufizohet nga këto dy emra të mëdhenj të jetë po ashtu diçka me vlerë”, deklaroi Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 6 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 18 minutash
Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Para 21 minutash

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të përfituar të gjithë së bashku, në mënyrë që investimi të ketë duk dhe prona e tyre të marrë një vlerë të shtuar. “Dua të falenderoj dhe t’u kërkoj të gjithë banorëve bashkëpunim. Dua t’u kujtoj atyre, që ndonëse mund të jenë pallate të kohës së vjetër, janë pronë private, pra janë privatizuar diku nga viti ‘93-‘94, ndaj të gjithë duhet të kuptojnë që administrimi i përbashkët nënkupton që secili me vullnet të lirë bashkon pronën e vet me të tjerët, për t’u siguruar që e përbashkëta është diçka që i sjell vlerë asaj që është e përvetshme dhe private. Duhet që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë demokratike, që investimi të ketë duk”, tha Veliaj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai vlerësoi kontributin e çmuar të administratorëve për rolin e tyre si ndërmjetës mes komunitetit dhe bashkisë, teksa i cilësoi si heronjtë e vërtetë urbanë. “Heronjtë e vërtetë urbanë janë administratorët e pallateve që bëjnë njerëzit bashkë, që gjejnë konsensusin e gjuhën e përbashkët mes njerëzve. Këta janë heronjtë e Tiranës sot, ndaj dua të falenderoj gjithë ushtrinë e administratorëve që bëjnë ndoshta punën më të vështirë në qytet. Puna e të bërit të njerëzve bashkë, të siguruarit e një jete komunitare, të votuarit në mënyrë demokratike për ata që i administron, të paguarit e një fature modeste për t’u siguruar që pallatet të mirëmbahen, është në një ndër heroizmat e shekullit të ri”, tha Veliaj.

Administratori i pallateve, Adem Cemurati vlerësoi Bashkinë e Tiranës për mundësinë e krijuar përmes “Fondit për Komunitetin”, ç’ka ka sjellë rritje të cilësisë së jetesës në

komunitet. “Me Fondin e Komunitetit në këtë zonë janë rikonstruktuar fasadat e pallateve, janë veshur të gjitha me termoizolim. Banorët kanë pasur shumë interes, përsa i përket anës ekonomike, pasi do kursejnë energjinë elektrike, si në verë dhe në dimër. Po ashtu edhe nga ana estetike, pasi fasadat kanë marrë një pamje fantastike”, theksoi ai.

Pallatet që ishin në një gjendje të degraduar, me fasada të rrënuara, ku lagështira ndihej thuajse në çdo apartament, falë “Fondit të Komuniteteve”, kanë një pamje të re. Ndërkohë, termoizolimi u krijon mundësi banorëve të pallateve që të kursejnë energji.

Etiketat e lidhura

administratorëtpallateVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 15 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 18 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 21 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.